Vrasje në Pogradec, humb jetën 18-vjeçari, arrestohet adoleshenti 

318

 

1420303776policiakakavije

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Pogradecit në një lokal në rrugën “Rinia”.

Burimet për Syri.net thonë se nga të shtënat me armë ka humbur jetën 18-vjeçari Fabio Hila. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të paqarta.

I riu u qëllua me automatik dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia ka arrestuar autorin, një 18-vjeçar me iniciale F.M, si dhe ka sekuestruar armën e krimit tip kallashnikov.

Nuk dihet nëse autori ka qenë në lokal bashkë me viktimën. Pasi hapi zjarr, ai u largua nga vendngjarja, por u arrestua menjëherë nga policia./SYRI.net/

Comments