Vritet me armë zjarri në hyrje të fshatit 47 vjeçari

321
saranda-640x358

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli të Sarandës.
Burime policore bëjnë të ditur se viktima është 47 – vjeçari, Aleksandër Bardhi, banues në këtë fshat. Trupi i tij pajetë ka mbërritur rreth orës 00:35 në spitalin e Sarandës, shkruan tvklan.

Nga hetimet paraprake, policia thotë se dyshimet janë që ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli (përballë fshatit Vrinë), ku sipas deklaratës së djalit të xhaxhait të viktimës, i cili ka qenë personi që e ka shoqëruar atë në spital, dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij, i vrarë me armë zjarri të dyshuar, automatik, në rrugën hyrëse të këtij fshati.

Viktima Aleksandër Bardhi është vëllai i ish – kryetarit të komunës Kaçinar, Mirditë Petrit Bardhi.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët kyçe rreth kësaj zone për rënien në gjurmë të autorëve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

Comments