Vritet në ushtar amerikan në Afganistan

461
fresco

midle
auto_A6ECDA85-993D-4E70-8C6E-9E3B968F4506_cx0_cy6_cw0_w987_r1_s_r11471959414

Një ushtar amerikan është vrarë gjatë një operacioni kundër talibanëve në Lashkar Gah, kryeqytetin e provincës Hemand të Afganistanit.

Kështu thuhet në deklaratën e lëshuar nga misioni i udhëhequr nga NATO në Afganistan.

Në deklaratë e koalicionit thuhet se edhe një ushtar amerikan dhe gjashtë ushtarë afganë janë plagosur në incidentin e 23 gushtit.

Në deklaratën e gjeneralit John W.Nicolson, komandant i forcave amerikane në Afanistan, thuhet se trupat e SHBA-ve ishin duke kryer një mision trajnues me forcat afgane, kur patrulla e tyre u godit nga një mjet shpërthyes i improvizuar.

Rreth 100 trupa amerikanë janë dërguar në Lashkar Gah këtë javë, si pjesë e përforcimit, në atë ushtria amerikane e quan si “përpjekje të përkohshme”, edhe pse autoritetet nuk kanë pranuar të tregojnë për sa kohë do të zgjasë kjo gjë.

Që prej fundit të korrikut, talibanët kanë marrë nën kontroll përgjatë provincën Helmand dhe kanë arritur deri në kryeqytet. Kjo gjë ka ngritur shqetësimet për një sulm të mundshëm të talibanëve në Lashkar Gah.

Comments