Vuani nga kolesteroli, ja sallata që duhet të konsumoni
Kastraveci dhe hudhra janë të njohura për vetitë e tyre medicinale. Por kombinimi i këtyre të dyjave mund të jetë një aleat i fuqishëm për trupin, në luftën kundër kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut. Tani mund t’i kombinoni të dy përbërësit në një sallatë për efekte të mrekullueshme lidhur me reduktimin e kolesterolit në trup.
Përbërësit:
- 3 hudhra
- 1 kastravec
- Kripë
- 1 lugë çaji uthull molle
- 1 tas -druri
Si ta përgatisni:
Zhvishni hudhrën nga cipa dhe sigurohuni që është e pastër. Në një tas prej druri, thërmoni hudhrën së bashku me pak kripë. Shtoni uthull molle dhe sigurohuni ta përzieni mirë. Grini kastravecin, në copa të vogla dhe përsëri përziejeni mirë.
Sallata është shumë e shëndetshme për organizmin. Kujdes, mos përdorni shumë kripë, pasi konsumi i lartë i saj mund të shkaktojnë nivele të larta të presionit të gjakut.
Përpara konsumimit ( jo vetëm të kësaj sallate por çdo recete alternative) dueht të konsultoheni me mjekun pasi ndonjë përbërës mund të ndikojë keq në organizmin tuaj. Mbani mend se jo të gjitha trupat reagojnë njelloj ndaj ushqimeve të ndryshme. /gazeta Shëndet +