Ylli i Spanjës dhe Real Madridit i frikësohet Shqipërisë (Foto)


Alvaro Morata, sulmuesi i Spanjës dhe Real Madridit, i frikësohet përballjes me Kombëtaren shqiptare
Alvaro Morata, reprezentuesi i Spanjës, u trembet dy ndeshjeve të radhës me Shqipërinë dhe Italinë. Sulmuesi Real Madridit thotë se Shqipëria është forcuar shumë dhe shpreh keqardhjen që të dyja ndeshjet luhen brenda një kohe shumë të shkurtër.
“Është moment i rëndësishëm për rrugën drejt Rusisë. Nuk mund të them gjë tjetër, por të shpreh vlerësimin për të dyja skuadrat. Janë dy udhëtime më të vështira të grupit tonë dhe vijnë të dyja njëra pas tjetrës. Shqipëria dhe Italia janë udhëtime të sikletshme. Duhet të fitojmë me çdo kusht”, ka deklaruar Morata. /Express/
