Zaev: Koha është për ndihmë konkrete të qytetarëve

114

 

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i cili sot i vizitoi lagjet e Shkupit të prekura nga stuhia e pardjeshme, apelon që çdo qytetar t’i ndihmojë banorëve lokalë me atë që mundet, ujë, ushqim, mjete higjienike, të holla si dhe sende tjera të nevojshme.

Moebel THEMA

Zaev tha se nuk është koha as për kritika, e as për aktivitete të tjera ose fotografime, por është koha për ndihmë konkrete të banorëve.

“Institucionet komunale të Kumanovës, Strumicës dhe Qendrës i vendosën resurset e veta tërësisht në disponim të shtabit shtetëror, shtabit të Qytetit të Shkupit dhe shtabit të komunës së Gazi Babës, në funksion të ndihmës së koordinuar dhe të organizuar. Të gjitha aktivitetet tona nga LSDM-ja që janë këtu, me vegla për të ndihmuar do të dërgohen sot në dy grupe, në Hasanbeg dhe në Stajkovc. Vazhdojmë nesër në Bulaçani, Creshevo dhe në vende të tjera. Erdhëm me disa automjete speciale për nxjerrjen e ujit dhe me ujëra teknike nga stacionet e zjarrfikësve, këto janë dhjetëra automjete. Erdhëm për të dhuruar ndihmë, ujë dhe produkte ushqimore që do të shpërndahen në rajon”, theksoi Zaev.

Lideri i LSDM-së theksoi se bëhet fjalë për persona me përvojë të cilët i dinë lokacionet e sakta për ndihmë dhe bëhet fjalë për dërgimin konkret të paketave në shtëpitë e prekura.

Comments