Zaev: Nuk i lëmë fëmijët e Zekirit pa bukë, ai e la punën për të ndihmuar Maqedoninë

267

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev ka komentuar lajmet se Muhamed Zekiri paguhet në LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev në televizionin Nova Tv ka thënë ”Kur flasim për Muhamed Zekirin, thonë se ka ardhë në LSDM dhe i kemi dhënë rrogë. Çka? T’i lëmë dy vajzat e tij të mbeten pa bukë? Ai e ka lëshuar punën dhe thotë se është aktivizuar për të ndihmuar. Pastaj do të thotë se si gazetarë do të kem mundësi të punoj në jetë. E kanë shkatërruar hapsirën për mediume. Ka dyer të hapura edhe për shqiptarët, edhe për maqedonasit, edhe për serbët edhe për romët edhe për turqët. Ne kemi hapur dyer për të gjithë ku bën pjesë edhe ai. A duhej që t’i lëmë fëmijët e tij pa bukë pasi ai është ofruar?” përfundon Zaev.

Comments