Zbulimi më i fundit i dy psikiatërve me famë: homoseksualiteti nuk është i lindur!

118

57bc3c95c46188295f8b4594

Një raport i ri i publikuar me 22 gusht në revistën The New Atlantis po sfidon qëndrimet e dominuara në publik prej sa kohësh, të promovuara edhe nga mediat, në lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Hulumtimet e publikuara nga shkenctarët Dr.Laërence S.Mayer dhe Paul R.McHugh nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin John Hopkins në Baltimore, thonë se nuk ka asnjë provë se njerëzit janë të lindur si homoseksualë.

Të dy shkenctarët kanë përdorur më shumë se 200 hulumtime duke iu referuar nga disa fushave të shkencës, si epidemiologji, gjenetikë, endokrinologji, psikiatri, neuroshkencë, embriologji dhe pediatri, në përpjekje për të shpjeguar rritjen e numrit të problemeve të shëndetit mendor brenda komunitetit LGBT dhe për të vlerësuar në mënyrë shkencore disa nga deklaratat më të shpeshta në lidhje me seksualitetin dhe gjininë.

Mayer dhe McHugh, në një studim të publikuar në revistën shkencore New Atlantis, theksojnë se bindja sipas së orientimi seksual është tipar i lindur i njeriut, ose se njerëzit homoseksualë lindin të tillë, nuk është e dëshmuar shkencërisht.

Moebel THEMA

“Diskutimet e përhapura në lidhje me orientimin seksual zakonisht karakterizohen nga dy ide të kundërta rreth asaj se pse janë disa njerëz lezbikë, gay apo biseksual. Dhe, ndërsa grupi i parë thonë se orientimi seksual është çështje e zgjedhjes apo preferencës së tyre, grupi i dytë thotë se ky tipar është i lindur në natyrën e njeriut, pra se njerëzit lindin të tillë. Shpresojmë që do të dëshmojmë këtu se, edhe pse orientimi seksual nuk është zgjedhje, në anën tjetër nuk ka asnjë provë shkencore se orientimi seksual është i lindur”, thuhet në hyrje të këtij punimi.

Sipas Mayer dhe McHugh, në krahasim me heteroseksualët, jo-heteroseksualët, homot apo biseksualët,  kanë përjetuar në dy deri tri raste abuzim seksual si fëmijë. Dy shkencëtarët shkruajnë edhe se si jo-heteroseksualët kanë rrezik më të shtuar ndaj problemeve mendore. Kështu p.sh. tek jo-heteroseksualët, rreziku për vetëvrasje është 2,5 herë më i madhe, kurse rreziku për përdorimin e drogës është 1,5 herë më i madh. Kjo, më së shumti ka të bëjë me personat të cilët deklarohen si transeksual, tek të cilët tentimet për vetëvrasje janë deri në 41%.

“Hipoteza se disa persona janë të lindur si meshkuj të bllokuar në trupin e një femre nuk mund të dëshmohet shkencërisht’, sipas Mayer dhe McHugh.

“Personat të cilët i janë nënshtruar ndërrimit të gjinisë, ende kanë rrezik në rritje të problemeve të shëndetit mendor dhe tendenca vetëvrasëse”, pohojnë ata.

Ata thonë së vetëm një pakicë e fëmijëve të cilët shprehin mendime dhe sjellje të cilat janë jo tipike për gjininë e tyre do të vazhdojnë t’i shprehin ato edhe në adoleshencë ose moshën e rritur. “Andaj, nuk ka asnjë dëshmi që fëmijët e tillë duhet të inkurajohen për t’u bërë transgjinor, aq më pak t’i nënshtrohen terapisë hormonale apo procedurave kirurgjike”.

“Ky hulumtim bazohet në shkencë dhe mjekësi, asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, thotë Mayer, i cili punon në Departamentin e Psikiatrisë së Universitetit dhe profesor i statistikave dhe biostatistikës në Universitetin të Arizonës. Kolegun e tij, McHugh në The New Atlantis e quajnë ndoshta figura më e rëndësishme në psikiatri në gjysmëshekullin e fundit, ndërkohë që kolegu i tij Mayer atë e quan “një prej psikiatërve më të njohur në botë”. /tesheshi.com/

Comments