Zeqirija Ibrahimi dha dorëheqje nga posti i deputetit

173

Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi ka nënshkruar dorëheqjen nga posti i deputetit të Kuvendit.

“Ashtu siç kisha premtuar, sot e deponova dorëheqjen time nga detyra e deputetit në Kuvend. Nga e hëna na pret detyra e re në Komunën e Çairit. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ibrahimi.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, që mbahet më 29 tetor, Zeqirija Ibrahimi do të përballet në Çair me kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu.

Comments