ZGJEDHJET 2016/ Zaev: Jo politikanët, por qytetarët do ta lëvizin Maqedoninë

179
fresco

midle


Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sonte në miting në Veles porositi se Maqedonia do të ketë Kushtetutë evropiane e cila i garanton të drejtat e të gjitha bashkësive etnike dhe e cila garanton një shoqëri për të gjithë.
Askush nuk do të humbë asgjë, tha Zaevi, nëse Kushtetuta dhe ligjet zbatohen.
Nuk ka asgjë në botë, tha Zaevi që mund të më bindë ta ndryshoj Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe ta ndryshojmë Kushtetutën për shkak të emrit kushtetues, por jam i bindur se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, ndërsa garanca është sinqeriteti i shpirtërave tanë. Do të bisedojmë me fqinjët tanë jugor dhe do t’i ftojmë në bisedime që ekonomikisht të shkojmë përpara.
Lideri i opozitës i porositi pensionistët se do të udhëheqin politika të ndershme dhe se ka mbaruar koha kur 5 për qind do të rriten pensionet kur dyfish janë rritur shpenzimet për jetë. Përfundoi, tha, koha e gënjeshtrave për rritje në 400, 500 denarë.
Zaevi tha se përfundoi koha kur politikanët do ta lëvizin Maqedoninë. Prej tani, theksoi, qytetarët do ta lëvizin Maqedoninë dhe bëri thirrje se ata që janë të gatshëm për një gjë të tillë të qëndrojnë afër tij.
Para të pranishmive ai premtoi se në Maqedoni do të kthehet drejtësia, dhe do të bëhet rizgjedhje në gjykata dhe në prokurori.
Premtoi rikonstruim të tërërishëm në arsim dhe në 100 ditët e para heqjen e testimit ekstern. Paralajmëroi racionalizim të lëndëve dhe vendosjen e praktikëës në shkollat e mesme dhe fakultete.

Comments