Zidane: Ndeshja kundër Dortmundit si finale për Realin

279

Moebel THEMA

Trajneri Zinedine Zidane ka thënë se Real Madridi nuk do të kursejë energji në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, përkundër faktit se ekipi i tij është kualifikuar për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Dy ekipet kanë siguruar fazën e ardhshme të “Championsit”, por spanjollët duan të mposhtin gjermanët që t’i shmangen pozitës së dytë në grup, për herë të parë në katër vjetët e fundit.

“Do luajmë një finale, ndeshje që përcakton se kush e fiton grupin dhe pasi luajmë në shtëpi, duam që të jemi në formë. Nuk do të relaksohemi, luajmë për të fituar”, ka thënë Zidane në konferencën për media.

“Nuk do të bëjmë kalkulime, objektivi ynë është që ta fitojmë grupin”, ka shtuar trajneri francez.

Comments