Zv/ministri Agim Nuhiu vizitoi sot sektorin për kërkesë të shtetësisë, pranë MPB-së

195

Zv/ministri i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, Agim Nuhiu, sot ka vizituar, sektorin në MPB-ë, që shkurtojnë kërkesat për fitim të Shtetësise në MPB.

Zv/ministri në këtë takim është njoftuar nga afër mbi aplikimet nga qytetarët shqiptar për të drejtat për shtetësi, dhe se sipas tij, në periudhën e fundit për shumë qytetarë, janë tejkaluar barierat për fitimin e shtetësise.

Ai madje mes tjerash ka theksuar se për çdo penges, secilin qytetar që ka nevojë për mbështetjen tonë, pa ndonjë hezitim, dhe në çdo kohë kanë dyert e hapura të kabineit të tij.

“Në periudhën e fundit për shumë qytetarë janë tejkaluar barierat për fitimin e të drejtës për shtetësi. Shërbimet e MPB-së para se t’i zbatojnë dispozitat ligjore kanë për detyrë që të bëjnë interpretimin e sakt dhe logjik të kuadrit ligjor dhe të gjejnë domethënien e drejtë të normave juridike gjatë shqyrtimit të kërkesave për shtetësi! E drejta patjetër që duhet të jetë pjesë e jetës së gjithësecilit! Dyert e Kabinetit tonë mbeten të hapura për secilin qytetar që ka nevojë për mbështetjen tonë. Drejtohuni pa ndonjë hezitim! Qytetarët meritojnë edhe më shumë! Ne jemi për qytetarët!”, shkruan zv/kryeministri Nuhiun në Facebook profilin e tij, transmeton Zhurnal.mk.

Comments