Fatmir Dehari asfaltoi oborrin e Xhamisë dhe një rrugë në lagjen Devejana të Kërçovës (FOTO)



Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari vazhdon me investimet kapitale në infrastrukturë. Që nga marrja e mandatit ai ka arritur që çdo cep të Kërçovës të asfaltojë duke e rikthyer Kërçovën një ndër qytet më të rregulluara në vend. Dje me investim të komunës së Kërçovës ka asfaltuar lagjen Devejana që lidh me qytetin, njofton TetovaSot.
Në këtë lagje është asfaltuar edhe oborri i Xhamisë ku siç shihet kap një hapësirë të madhe, dhe tash banorët e kësaj lagje si dhe besimtarët mysliman do të kenë rrugë me standarde evropiane.
Ndryshe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari vazhdon të kryej misionin e tij për popullin dhe me popullin.