Zyrtare: Kosova miqësore me Maqedoninë



Përfaqësuesja e Kosovës në futsall në muajin nëntor do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Maqedonisë.
Ndeshjet do të luhen më 1 dhe 2 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kështu ka njoftuar kryetari i Komisionit për Futsall, Rasim Gimolli, shkruan Gazetasheshi.com.
Të dy duelet fillojnë nga ora 17:00.
Sfidat do t’i shërbejnë përzgjedhësit Ramadan Cimili që të shohë nga afër skuadrën e tij para ndeshjeve kualifikuese të evropianit të futsallit “Sllovenia 2018” që mbahet prej 23 janarit deri më 1 shkurt.
Kosova është në Grupin E, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Danimarka dhe Qipro. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Qipro.