ZYRTARE/ Legia e Varshavës shkarkon Besnik Hasin
Klubi i Legia e Varshavës zyrtarisht ka shkarkuar trajnerin shqiptar Besnik Hasi.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit dhe drejtori ekzekutiv, Boguslaw Lesnodorski.
“Besnik Hasi është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Legia e Varshavës. Që nga e hëna postin e tij përkohësisht do ta merr asistenti i tij, Aleksandar Vukoviq”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.
Kujtojmë që ky vendim vjen pas humbjes turpëruse 6-0 në Champions League përballë Dortmundit./ Syri.net