Zyrtare: “Shkupi 2014”, nën llupën e PSP-së, shënjestrohet Ministria e Kulturës | VIDEO + FOTO



Në pres konferencën e mbajtur sot në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), është folur për dyshime keqpërdorimi rreth realizimit të projektit qeveritar “Shkupi 2014”, ndërkohë që është folur edhe për bllokimin e PSP-së për të kryer holumtime në MPB, respektivisht në DSK.
Në konferencë u fol për dy padi të reja që ndërlidhen me ndërtimet në suaza të projektit “Shkupi 2014”. Ndërtimi i Shtëpisë së Muzeut dhe disa objekteve të tjera ishin pjesë e lëndës.
Prokurorja Speciale, Fatime Fetai sqaroi se tenderet janë bërë në mënyrë të koordinuar me drejtorin gjeneral të firmës “Beton Shtip”, dhe 20 ditë më herët është ditur se kjo firmë do të fitoj furnizimet publike që kanë të bëjnë me ndërtimin e muzeut të VMRO-së në Shkup dhe shumë objekte tjera shtetërore.
“Kompania “Beton Shtip” ka vazhduar të kryejë punët, pa u shpallur rezultatet e tenderit”, ka thënë Fetai. Ajo ka shtuar se ndaj të dyshuarës së parë dhe të dyshuarve tjerë do të kërkohen masa të posaçme për prezencë të tyre gjatë hetimeve”, pohoi prokuroja Fetai.
Në rastin tjetër, prokurorja speciale Fatime Fetai foli për procedurat e tenderimit rreth projektit për ndërtimin e “Qytetin e diellit”, në lagjen Sopishte në Shkup.
Sipas dëshmive të paraqitura, një funksionarë i cili ka punuar si shef në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ka nënshkruar një konkratë të paligjëshme në vlerë prej 1.4 milion eurove. Fetaiu tha se personi në fjaë ka kepërdor buxhetin shtetëror me rreth 1 milion euro për synime personale.
“Tenderi është dhënë një firme me emrin “San City – DOOEL” ,nga Shkupi, më datën 08 Korrik 2007. Për shkak të paligjëshmërisë së kësaj konkrate e cila ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore në vendin e quajtur “qyteti i diellit”, kjo kontratë është prishur në vitin 2011″, tha Fetai, duke plotësuar që për shkak të prishjes së kësaj kontrate, ndaj firmës shteti ka paguar edhe dënimin që ka të bëjë me kamatën prej 1.4 milion euro”.
Pastaj, prokurorja Lençe Ristevska ka folur për pengesat me të cilat po përballet kjo Prokurori lidhur me hetimet në DSK. Ajo tha se prokurorët janë duke kërkuar listat e telefonëve për të cilët ekzistojnë urdhëresa për përgjim dhe për personat që janë përcjellë me masa të posaçme.
“Në mëngjes morëm vesh se në kuadër të MPB-së janë caktuar procedura të reja për hyrje në MPB. Kolegët tanë u detyruan tëp resin një orë për të zëvendësuar kolegët që ishin në DSK gjatë tërë natës. Njësoj u veprua edhe me prokuroren Katica Janeva”, deklaroi prokurorja Lençe Ristevska.
Ajo pyeti edhe njëherë se çka kërkojnë në DSK zv/ministri Oliver Andonov dhe drejtori i Byrosë për siguri publike (BSP), Mitko Çavkov. “Ata na thanë se qëndrojnë me ftesë të drejtorit të DSK-së”, shtoi Ristevska.