Zyrtare: Vrasësi i policit në Kumanovë ka qenë i sëmurë psiqik

260
fresco

midle
policija-2

Një polic ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimit të rëndë nga thika e një banorit të lagjes rome në Kumanovë. Polici shkoi të inspektoj rastin të cilin e paraqitën si prishje të rendit dhe qetësisë publike. Nga zënka e banorëve, pësoi polici, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zyrtarisht nga MPB informojnë se natën në mes të shtunës dhe të dielës policia ka reaguar në thirrjen e familjarëve për të intervenuar në qetësimin e sëmurit psiqik E.B (33) i cili ka qenë me thikë në dorë dhe ka terrorizuar familjen dhe banorët.

Edhe më herët personi E.B (33) ka qenë problematik dhe shpesh është duhur intervenimi i policisë për t’i dhënë terapinë apo transferimin e tij në spitalini psikiatrik Bardovce.

Comments