Zyrtarizimi i gj. Shqipe, VMRO e kundërshton, për BDI-në është detyrim kushtetues
Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, ditë më parë deklaroi se kur të vij në pushtet partia e tij gjuhën shqipe do ta bëj gjuhë të dytë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë raporton TVM2 .
Qeveria as që planikon ta vë në diskutim implementimin e dygjuhësisë në tërë territorin e vendit.
Iniciativën e LSDM-së për dygjuhësinë nga qeveria e cilësojnë si të pamundur dhe me një përmbajtje të pakuptimtë. Zëdhënësi i qeverisë madje shprehet se derisa VMRO-ja të jetë në qeveri është e pamundur të ngritët një çështje e tillë.
“Qeveria nuk ka diskutuar për këtë iniciativën e re të LSDM-së, por duke pasur parasysh pozicionin e partisë politike VMRO-DPMNE e cila është kryesore në kolaicionin qeveritar, këtë propozim që e paraqiti LSDM-ja për dygjuhësinë nuk do të kalonte në seancë qeveritare me këtë përmbajtje” – tha zëdhënësi i qeverisë, Aleksandër Gjorgjiev.
Nga ana tjetër zv.kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska tha se problemi me gjuhën është një rrëfim I rrëjshë, një konfliktë artigicial i krijuar nga të dy partitë politikë në pushtet.
“Ajo çka ndodhi këtyre ditëve tregon se si VMRO-DPMNE dhe BDI- duan të qeverisin, bëhën sikur përleshen me njëra tjetrën, porn ë realitet shumë mirë bashkpunojnë si kualicion. Për këtë arsye edhe ky rrëfim i rrejshëm se problem ka qenë gjuha. Nuk është e saktë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë na thonë mjaft nga politika, mjaft nga krizat artificiale politike për çështje të caktuara etnike, të gjithë ne jemi qytetar të këtij vendi, duam që të kemi punë, duam që të kemi një jetë me dinjitet, duam që të kemi paga të mira, duam që të kemi arsim dhe shëndetësi më të mirë, dhe këto janë temat ku është koncentruar programi i LSDM-së. Gjithçka tjetër janë spekulime dhe tentim për të na kthyer në të kaluarën, në politikën e zënkave” midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.” – tha zv.kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.
Edhe BDI e përshëndeti iniciativën e Zaevit duke rikujtuar se bëhet fjalë për një detyrim kushtetues për përdorim të gjuhës shqipe në të gjithë territorin Maqedonisë.