GJYLJA E ÇELIKUT TË NDRYSHKUR TË ALEANCËS NUK VRET MË AS MIZAT!

1,463

Shkruan: Psikologe Gjyler Hasani Sami

Sapo u proklamua në media se ”Gjylja e Çelikut” dhe bashkëshorti i saj kanë përfituar projekte nga ministri i Alternativës.
Në njoftimin e më poshtëm thuhet:
”Ministria e Kulturës e cila udhëhiqet nga Alternativa, ka publikuar projektet për vitin 2020. Projekt që kanë fituar shihen edhe Arbër Çeliku dhe Gjyla Çeliku, e cila kohëve të fundit ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Lëvizjes Besa dhe eksponetëve të tyre”.

Unë si qytetare e thjeshtë pyes Gjylen e ndryshkur të Aleancës, cila qenkësh kjo lidhje e saj me xhonturqit e Alternativës pas sulmit që i bëri sot me predha të ndryshkura lëvizjes Besa ”si fajtore e vetme” e prishjes së koalicionit ASH-BESA-AAA.

Tashmë është e qartë jo vetëm për mua po edhe për gjithë shqiptarët se nacionalizmi fals i Gjyles së ndryshkur, i ççorën maskën e pseudopozitarizmit me donacione nga pushteti dhe se farsat e saja demagogjike nuk godasin më larg se lagja e saj e lëre më të arrijnë deri te kodrat e Zajazit dhe kështjellën e DUI-t.

Prandaj, të nderuar lexues: përpëlitjet e Gjyles së aleancës hileqare që flet çdo ditë fajtorët e tjerë duke mburrur veten për patriotizëm, janë lëvdata false dhe mos i merrni seriozisht!

Comments