Interi e konfirmon largimin e Icardit, shikoni çfarë i ka bërë së fundmi lojtarit

320

Skuadra e Inter i ka dhënë një sinjal të qartë Icardit se do të largohet nga klubi.

Drejtuesit ‘zikaltër’ e kanë konfirmuar largimin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, pasi së fundmi i ka hequr fanellën me numër 9 duke ia dhënë atë Romelu Lukakut.

Kjo gjë është konfirmuar në faqen zyrtare të Interit.

Futbollisti argjentinas është jashtë projektit të klubit dhe po pret vetëm lëvizjen e Juventusit për t’u larguar. Megjithatë, operacioni nuk do të jetë i thjeshtë për t’u realizuar teksa “zikaltrit” nuk do të bëjnë asnjë lëshim për rivalët e tyre historik.

Comments