KASAMI: Me hyrjen në NATO, nuk do ketë më montime si në rastin e Sopotit, Kumanovës, Monstrës…

285

Qyteti i Kumanovës ishte ndalesa e radhës e Lëvizjes Besa, për fushatën e Referendumit, në të cilën realizoi takime me qytetarët e kësaj komune.

Në tubimi e organizuar në qytetin e Kumanovës, bashkë me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ishin edhe sekretari i përgjithshëm dhe njëherit edhe shefi i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, deputetët Teuta Bilalli dhe Fadil Zendeli, nënkryetarët Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri, poashtu edhe kryetari i degës Fatri Saliu.

Kasami, siç njoftohet në theksohet në kumtesën e BESË-s, në fjalim e tij, në mes tjerash theksoi se: “Duke votuar PËR më 30 shtator, rruga drejt NATO-s dhe BE-së do të jetë shumë më e lehtë dhe me këtë, do të kemi një të ardhme të ndritur. Të votojmë pro që të jemi të barabartë edhe në kushtetutë dhe të mos llogaritemi më si përqindje, por si shqiptarë, ashtu siç e kemi edhe slloganin për këtë fushatë të Referendumit. Kryetari poashtu tha se me hyrjen në NATO, nuk do ketë më montime si në rastin e Sopotit, Kumanovës, Monstrës etj, në të cilët shqiptarët e kanë pësuar keq dhe gjithnjë kanë tentuar që fajin t’ua hedhin shqiptarëve.

Ai gjithashtu tha se mesazhi i Lëvizjes Besa është shumë i qartë: bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që bashkërisht të angazhohemi në suksesin e plotë të Referendumit si proces dhe me këtë të dëshmojmë se populli, janë meritorët e ndryshimeve historike që do ta bëjnë Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe BE-së.

Comments