Locohet përgjegjësia për rastin me të miturën nga “25 Maji”

Kjo padi, theksojnë nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, do të ngritet kundër të gjithë personave të cilët ishin përgjegjës për të vepruar dhe për të ndërmarrë veprime rreth rastit me të miturën R.I. në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2017

246

Me parashtrimin e padisë penale për 11 persona përgjegjës dhe profesional nga Qendra për punë sociale – Shkup për vepër penale “punë e papërgjegjshme në shërbim” dhe “lënie pas dore e personit të mitur” dhe me dorëheqje të drejtorit të Shtëpisë “25 Maji”, ngadalë po fillon të locohet përgjegjësia për rastin me të miturën 13-vjeçare nga kjo Shtëpi.

Kjo padi, theksojnë nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, do të ngritet kundër të gjithë personave të cilët ishin përgjegjës për të vepruar dhe për të ndërmarrë veprime rreth rastit me të miturën R.I. në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2017.

Nga ana e inspektorëve, siç thonë nga Ministria, janë parashtruar 12 iniciativa për ngritje të procedurës disiplinore kundër personave përgjegjës, në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune. Janë ngritur edhe 13 procedura për kundërvajtje të kryera nga ana e personave përgjegjës në veprim me këtë rast, në pajtim me Ligji për mbrojtje sociale.

Kryeministri Zoran Zaev në mbledhjen e fundit për pyetje të deputetëve tha se është mbështetës i dënimit maksimal për dukuritë e këtilla, sepse vetëm ashtu do të dërgohet porosia që asnjëherë të mos përsëritet.

Sipas zëvendëses së Avokatit të popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa, përgjegjësinë për moskujdesin për fëmijët të cilët janë problematikë dhe janë të “kujdesur” në institucion e kanë të gjithë.

Avokati i popullit, siç shton ajo, në vazhdimësi, prej vitit 2015 tregon për dobësitë dhe mosefikasitetin e enteve publike se nuk e arrijnë qëllimin në veprimin riedukues ndaj fëmijëve.

Qendra evropiane për të drejta të romëve (ECPR) e zbardhi rastin me vajzën 13-vjeçare, e cila javën e kaluar iu nënshtrua abortit, ndërkaq që kishte ngelur shtatzënë pas abuzimit seksual si e përkujdesur në Shtëpimë për fëmijë “25 Maji”.

Comments