Si i vidhnin valixhet dhe i fusnin në mbathje sendet me vlerë punonjësit e Rinasit

296

Detaje të reja kanë dalë nga vjedhja e kryer në mënyrë të vazhdueshme të valixheve në aeroportin e Rinasit. Policia arrestoi pak ditë më parë dy persona që punonin tek sektori i bagazheve, nërsa ata kanë zbuluar mekanizmin se si i kryenin vjedhjet.

Ata kanë rrëfyer se pasi vidhnin celularë apo para, i fusnin ato në këpucë apo tek mbathjet. Nëse bëhej fjalë për ndonjë shumë të madhe, atëhere ata kërkonin që të largoheshin nga puna më herë atë ditë duke nxjerrë justifikime të ndryshme.

 

Vjedhja e bagazheve është kthyer në një problem të madh në Rinas ku qytetarët kanë denoncuar në polici edhe humbjen e shumave të mëdha të parave që kishin futur në valixhe.

 

Comments