Sulmoi fizikisht gruan, në Tetovë arrestohet 30-vjeçari

318

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 30-vjeçar nga Tetova pasi ka sulmuar fizikisht gruan me të cilin ka jetuar, por nuk ka kurorë.

“Mbrëmë, 11 mars 2021, në ora 21:50 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë nëpunësit policorë e kanë arrestuar 30-vjeçarin M.M. nga Tetova, i cili paraprakisht kishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar fizikisht gruan e tij 26-vjeçare gjithashtu nga Tetova, me të cilën nuk ka kurorë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Personi ka qëndruar në Stacionin policor në Tetovë për dokumentim të mëtutjeshëm të rastit, pas çfarë ndaj të njëjtit do të shqiptohet masë adekuate./TV21

Comments