22 militantë të Shtetit Islamik vriten në Irak

353

 

22 Daesh militants killed in Iraq

Njëzet e dy terroristë të Shtetit Islamik u vranë rreth Mosulit të premten në sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar që po luftojnë terrorizmin dhe më pas, nga një shpërthim ekspoziv, sipas Ministrisë së Mbrojtjes irakiane.

Avionët luftarakë nisën sulme ajrore në juglindje të rrethit Al-Hadar të Mosulit, duke vrarë 12 militantë dhe duke shkatërruar një depo municioni, tha ministria në një deklaratë.

Më vete, të paktën 10 anëtarë të Daesh u vranë kur eksploziv në një makinë që i përkiste grupit terrorist shpërtheu në një fshat që gjendet në juglindje të Mosulit, raporton “azAvision.az”.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, tha se terroristët e vrarë i përkisnin të gjithë organizatës terroristë të Daesh.

Forcat e sigurisë filluan një fushatë ushtarake dy muaj më parë, me qëllim që të rimerrnin provincën e Ninive, nga grupi terrorist.

Iraku ka pësuar një vakum sigurie shkatërrues,  që nga mesi i vitit 2014, kur Daesh mori Mosulin dhe pushtoi pjesë të mëdha të territorit në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.

Comments