400 biznese të prekura nga vërshimet, dëmi sipas pronarëve arrinë në 15 milion euro
Në zonën e prekur nga vërshimet në rajonin Hasanbeg-Haraçinë krahas ekonomive familjare dhe bujqësore, janë dëmtuar edhe rreth 400 biznese transmeton TVM2.
Vetëm në zonën e Ekonomisë ku operojnë rreth 20 kompani, me rreth 300 të punësuar, sipas vlerësimeve fillestare dëmet arrijnë në 15 miljon euro.
Pronarët e këtyre kompanive kërkojnë që pasi të kalojë faza e parë emergjente për ndihmë të popullsisë, Qeveria të krijojë mekanizma për vlerësimin e dëmeve të bizneseve .
“Kërkesa jonë dhe qëllimi i këtij pressi është që ne të kërkojmë nga institucionet shtetërore konkretisht nga Qeveria,që të krijojë mekanizëm që të bëjë vlerësimin e dëmeve të bizneseve tona,e dyta në këtë mekanizëm të kyqen institucionet relevante si dhe përfaqësues nga grupi i bizneseve dhe treta pasi të kaloj faza e parë e emergjencës e njerëzve që kanë krizë të mëdha, të merren masa konkrete për ndihmë të këtyre bizneseve, si dhe të njëjtat të jenë pjesë e vlerësimeve të dëmeve” – tha pronari i “RE Orient”, Remzi Isaku.
Njëherit këto kompani shprehen të gatshme që edhe përkundër dëmeve të shkaktuara, të ndihmojnë popullatën e prekur nga vërshimet.