Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, burg për tre të ndaluarit

414
fresco

midle
5

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Dëfrim Hakramën, Edmond Kollarin dhe Besnik Brahan, të cilët akuzohen se kanë vrarë aksidentalisht 17-vjeçarin Ardit Gjoklaj Xhkolaj në landfillin e Sharrës.

Hakrama me detyrw përgjegjës turni, Kollari shofer ekskavatori dhe Braha përgjegjës i firmës, janë cilësuar si përgjegjës nga gjykata për vrasje nga pakujdesia të adoleshentit me origjinë nga Tropoja, i cili rezulton të ishte punonjës sezonal në landfillin e Sharrës, por i paregjistruar tek firma e pastrimit.

17-vjeçari dyshohet të jetë aksidentuar për vdekje nga një ekskavator me kovë gjatë punës.

Ndërkohë, gjykata ka dhënë masën detyrim paraqitje për përgjegjësin e punonjësve, Bujar Daja.

5

Comments