Nesër mund të bëhet kryeministër, do të vendos edhe për shqiptarët?
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka dhënë një shembull konkret se si duhet qëndruar në krah të popullit në momentet më kritike të tyre, pa bërë asnjë dallim etnik e fetar, shkruan TetovaSot.
Ai ka vënë në dispozicion të ndihmës së banorëve të fshatrave të Shkupit të kapluara nga vërshimet të gjitha kapacitetet e Komunës së Strumicës, dhe partisë së tij LSDM. Edhe pse është lider i njërës prej partive më të mëdha opozitare në vend, dhe nesër ka gjasa që të bëhet kryeministër, i njëjti nuk ngurron aspak që t`i ndihmoje banorëve në përballjen me pasojat nga fatkeqësia natyrore.
Një shembull të këtillë nuk e kanë dhënë asnjë lider shqiptar në Maqedoni, nga partitë në pushtet, ato opozitare dhe partitë jashtë parlamentare.
Mos u habisni nëse Zoran Zaev nëser bëhet kryeministër.