Shqiptari i thyen hundën policit italian

551

 

grusht ne fytyre

Një shqiptar është nën hetim në Itali pasi akuzohet se ka goditur një efektiv të forcave të rendit atje dhe i ka thyer hundën. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin me iniciale H.E., me banim në Cogorno, raportojnë mediat lokale, shkruan Syri.net.

Mëngjesin e sotëm, përfunduan hetimet që morën udhë nga denoncim i një efektivi pranë “Scuola Telecomunicazioni Interforze” në Chiavari.

Efektivi ka thënë se në 9 nëntor, teksa ndodhej në diskotekën “Skipper” në Chiavari, është goditur në fytyrë me një gotë pa një motiv nga një i huaj që më pas u largua me shpejtësi nga diskoteka.

Italiani është mjekuar në spital dhe nga mjekët i është dhënë një prognozë shërimi 30 ditore për “thyerje të kockave të septumit të hundës”. /Syri.net/

Comments