Përveç ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka akuzuar edhe kryeministrin Edi Rama, se ka heshtur për disa të vërteta në lidhje me trafikun e drogës.
Ai ndërkohë ka treguar dhe për presionet që i janë bërë gjatë kësaj kohe.
“Unë nuk jam si këta. Nuk dua ti iki e as ti shmangem drejtesisë.
Dua të vërtetën më të plotë.
Nuk kam fuqi e forcë të gënjej, por kam vetëm fuqi për të vërtetën, të vërtetën time sot e nesër.
Ndaj kam 6 muaj që hesht e pres. Kam 6 muaj…
Njëri vinte e më sugjeronte të thoja se nuk isha unë por ishte Edi Rama kokë e trafikut të drogës. Kështu shpëtoja veten nga të gjitha.
Tjetri më këshillonte të mos flisja shumë, se nuk është çështje nervash kjo, por llogarish. Kshu e ka politika.
Unë heshta. Tregëtarët e gënjeshtrave dhe pazarxhit e politikës dolën në treg.
Nuk më kanë njohur mirë, aq sa të kuptonin se nuk ka qënë se nuk dija por se nuk doja që armiqtë, hajdutët, pazarxhit e dallaveret e politikës ti mbaja në krah. Unë kam zgjedhur ti vë përballë e nuk ka pasur e as ka asnjë lloj privilegji që më ndërron mëndje.
Tani janë bërë gjithë bashkë përballë meje. Pushka top t’ju bëhet. Unë do ia dal”, tha Tahiri më tej.(TemA)


Comments are closed.