Kishte jetuar “nën” para dhe nuk e dinte – e kuptoi kur rinovoi shtëpinë! (Foto)



Zakonisht kur dikush vendos që të rinovojë shtëpinë, merr parasysh se do të shpenzojë edhe një shumë parash. Por ky nuk është rasti i këtij çifti, i cili u përball me një surprizë.
Në rrjetin social “Reddit”, një 35-vjçar hodhi një album fotografik me titull “Thesari i gjetur gjatë rikonstruksionit së shtëpisë”.
Burri i quajtur Branik, transmeton Shekulli, shpjegoi se ai dhe bashkëshortja e tij gjetën një valixhe të fshehur në tavanin e shtëpisë së tyre, brenda kishte një shumë parash.
“Mora valixhen sepse nuk ishte e rëndë, dhe iu bashkova gruas sime. Në fillim mendova se do të kishte letra bixhozi. Më pas numëruan 23 mijë dollarë. Do na hyjnë në ndihmë për rikonstruktimin e shtëpisë,” ka thënë i lumtur 35-vjeçari.
35-vjeçari tha se jetonte në këtë shtëpi të viteve ’40 prej disa vjetësh, por vetëm tani që vendosi të rinovonte shtëpinë arriti të gjejë paratë.