VIDEO/ Sulmohet për vdekje sportisti i njohur serb, qëllohet me 7 plumba
Sportisti i famshëm serb, luftëtari i arteve marciale në MMA, Vladimir Jovanovic, i ka mbijetuar një sulmi në qytetin serb, Pançevo.
Sportisti serb u sulmua në momentin kur la të birin e tij në çerdhe.
Duke u afruar te vetura, një person me emrin Vuko Markovic e ka qëlluar atë disa herë me plumba.

Në fakt, Jovanovic i shpëtoi gjuajtjeve të njëpasnjëshme duke u fshehur prapa veturës.
Pas disa gjuajtjeve, plumbi e goditi në stomak duke e rrëzuar përtokë.
Mjekët kanë konstatuar se Jovanovic ishte goditur me plumb edhe më herët, por që është e çuditshme se si nuk është rrëzuar duke i rezistuar gjuajtjeve.
Mjekët kanë gjetur shtatë plumba në trupin e tij, por që gjendja e tij tani është jashtë rrezikut për jetë.

