Kryeministri grek Aleksis Cipras, liderëve të partive politike greke përmes telefonit ua përsëriti pozitën qeveritare për emër të ndërlikuar për përdorim të përgjithshëm, revizion kushtetues dhe zbatimin e të njëjtit si parakusht për integrim në organizatat ndërkombëtare, kumtojnë nga kabineti i tij, transmeton Medial.mk.
Lidhur me emrin, Cipras i ka informuar kryetarët e partive se qeveria nuk shkon drejt diskutimeve më specifike, nëse së pari nuk plotësohen parakushtet.
“E potencoi parakushtin e domosdoshëm për revizion kushtetues te fqiu, gjë që do të eliminojë çdo lloj të irredentizmit, por edhe nevojën për zbatimin të revizionit kushtetues, si parakusht themelor për integrim në organizatat ndërkombëtare. Kryeministri i njoftoi liderët politikë lidhur me emrin, se pozita e qeverisë është të mos shkojë drejt diskutimeve më specifike, nëse së pari nuk plotësohen parakushtet e përmendura më lartë”, kumtojnë nga kabineti i Ciprasit lidhur me bisedat telefonike me liderët, pa pasur hollësira shtesë me kë ka biseduar dhe çfarë përgjigje ka marrë nga bashkëbiseduesit e tij.
Siç publikoi në mëngjes MIA, nga partia opozitare greke Demokracia e Re, kumtuan se lideri i partisë, Kirjakos Micotakis edhe dje ka pasur bisedë telefonike me Aleksis Ciprasin.


Comments are closed.