Gjorge Ivanov, presidenti i Maqedonisë pas takimit me Liderët për procesin e negociatave me Greqinë, ka thënë se, derisa nuk e pranon propozimin me shkrim, për atë se çfarë është biseduar mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me emrin, nuk mundem që të ndërtoj qëndrim për propozimin e ri, përcjell Medial.mk.
“Siç u njoftua ishte takim me karakter informues, ku u njoftam për procesin e negociatave me Greqinë. Për disa punë për herë të parë ishim të njoftuar dhe presim që të marrim edhe dokumente dhe të krijojmë qëndrimin tonë. Presim që në të ardhme të njoftohemi në kohë. Deri tani kam qenë parimor dhe mendoj se procesi duhet të udhëhiqet nga OKB dhe çdo dokument të shikohet edhe nga ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare. Mbetet të marrim qëndrim me dokument dhe më pas do të deklarohemi”, ka vlerësuar Ivanov.


Comments are closed.