Zaev sot merr pjesë në audiencën tek papa Françesku

306

Kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në audiencën tek papa Françesku, pas çka do të takohet me sekretarin shtetëror të Fronit të shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Sipas agjendës, kryeministri Zaev, i cili e kryeson delegacionin qeveritar, në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski, këshilltari për politikë të jashtme të kryeministrit, Dane Taleski dhe drejtori i Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Darijan Sotirovski, pas takimit me papën duhet të relaizojë takim edhe me sekretarin shtetëror të Fronit të shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në shoqërim të bashkëshortes dhe delegacionit qeveritar dje mori pjesë në aktivitetet e përbashkëta për nder të veprës së vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi, me delegacionin e Republikës së Bullgarisë të kryesuar nga kryeministri Bojko Borisov.

Comments are closed.