Dalin në oborr të pinë kafenë e mëngjesit, çifti mbetet gojë hapur kur shikon se pishinën e ka pushtuar…

545

Një çift bashkëshortor kanë mbetur të shokuar kur në pishinën e tyre hasën në një aligator gjigant. Ngjarja ka ndodhur në Florida, SHBA.

Connie dhe Frank Shaffery nga Sarasota, deklaruan për mediat amerikane se kur vendosën të pinë kafenë në oborrin e shtëpisë, kishin vënë re aligatorin.

“Frank u afrua te pishina dhe mbeti i shokuar kur në ujë pa aligatorin 150 kilogramësh”, ka deklaruar bashkëshortja e tij Connie.

Ata kanë pranuar se kishin dëgjuar qenin duke lehur që nga ora katër e mëngjesit, por nuk ishin ngritur për të kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull.

Megjithatë, ata pasi e gjetën në pishinë i telefonuan menjëherë ekipeve kompetente që e larguan.

“Mendojmë se një dërrasë e thyer në rrethojën e oborrit, i ka mundësuar aligatorit të futet në pishinë”, ka shtuar Connie.

Comments