Trump falënderon të gjithë shtetet që kontribuuan në lirimin e Ngushticës së Hormuzit

69

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes rrjetit social Truth, ka falënderuar të gjitha shtetet që kanë qenë pjesë e negociatave me Iranin si dhe kanë kontribuar në to.

Trump ka dedikuar falënderime të veçanta për shtetin e Pakistanit më në krye kryeministrin e tyre, Shehbaz Sharif, i cili kishte një rol kyç në negociatat mes ShBA dhe Iranit, transmeton Klankosova.tv

“Faleminderit Pakistanit dhe Kryeministrit të tyre të madh dhe Field Marshall-it, dy njerëz fantastik!”, ka shkruar Trump, transmeton Klankosova.tv

I pari i ShBA-s poashtu falënderoj edhe Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin që kanë qenë një ndihmese të madhe gjatë këtyre ditëve.

“Faleminderit Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit për guximin dhe ndihmën tuaj të madhe! Presidenti DONALD J. TRUMP”, ka shkruar Trump.

Comments