Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tij, Granit Sherifi.
Përmes një telegrami ngushëllimi, ky institucion ka bërë të ditur se lajmi për vdekjen e tij ka prekur rëndë të gjithë kolektivin, duke e cilësuar Sherifin jo vetëm si koleg, por edhe si mik dhe njeri me shpirt të madh.
“Sherifi ishte një model i përkushtimit dhe integritetit, i cili la gjurmë të pashlyeshme në mesin tonë”, thuhet në reagim.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, në emër të institucionit ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin. /Klankosova.tv

