Aksident i tmerrshëm në autostradën Tetovë – Shkup, 5 të plagosur (FOTO)

Sot pasdite rreth orës 18 në autostradën Tetovë – Shkup ka ndodhur një aksident i tmerrshëm.
Siç thekson dëshmëtari i cili dëshiron të ngelet anonnim dhe i cili i ka dërguar fotografitë në adresë të portalit TetovaSot, thuhet se makina e tipit Audi Q7 me targa të Gjermanisë është rrokullisur në autostradën Tetovë – Shkup në afërsi të fshatit Grupçin, dhe si pasojë e aksidentit të tmerrshëm kanë mbetur të plagosur 5 persona identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Ekipet e policisë dhe ekipi i zjarrfiksave kanë dalë në vend ngjarje për të ndihmuar dhe për të hetuar gjithçka që lidhet me aksidentin.