Hashim Thaçi porosit Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin që të bëhen bashkë

202
fresco

“Nëse jeni kështu të bashkuar si sot, do të jeni më të fortë”, kështu ka porositur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, liderin e PDSH-së Menduh Thaçin dhe atë të BDI-së Ali Ahmetin, raporton Portalb.

Sot presidenti i Kosovës Thaçi në Shkup ka ndarë 118 mirënjohje për personalitete të shquara që kanë kontribuar në pavarësimin e Kosovës, si dhe strehimin e shqiptarëve nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998/99.

“Ceremonia e sotme është mirënjohje për të gjithë ju. Falënderim për ish ushtarët, për të burgosurit politik, intelektualë të ndryshëm, gazetarë, shkrimtarë e sportisë. Nderimi i sotëm shkon te ata që strehuan refugjatë të Kosovës. Veprimtaria juaj shënon gjestin më sublim të mikpritjes”, theksoi mes tjerash presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Menduh Thaçi, Ali Ahmeti, Nuri Bexheti, Bardhyl Mahmuti, Fazli Veliu, Agim Vinca, … ishin në mesin e 118 personaliteteve të dekoruar nga presidenti Hashim Thaçi.

Comments