Dhunoi 3 vjeçarin në kopsht, dënohet me 2 vite burg Anjeza Shabani

191
fresco

Dhunoi 3 vjeçarin në kopsht, dënohet me 2 vite burg Anjeza Shabani

midle

Administratorja e kopshtit privat “Direm” në Tiranë, Anjeza Shabani, është dënuar sot nga Gjyaka e Tiranës me 2 vite burg, nën akuzën e “keqtrajtimit të të miturve”.

Anjeza Shabani, akuzohej për dhunimin dhe keqtrajtimin e një 3 vjeçari në kopshtin e saj në Sauk. Video e dhunës, në të cilën Shabani shfaqej duke dhunuar 3 vjeçarin u publikua nga emisioni investigativ “Stop” në qershor të këtij viti dhe tronditi mbarë opinionin publik. Pas videos ajo u arrestua nën akuzën e “keqtrajtimit të të miturve” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria e Tiranës fillimisht kërkoi 4 vite e 6 muaj burg për Shabanin, pasi ajo akuzohej edhe për keqtrajtimin e 3 fëmijëve të tjerë si dhe “fshehje të të ardhurave”, por pas gjykimit të shkurtuar, i jepet 1/3 e dënimit.

Në përfundim të hetimeve, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin duke e dënuar Shabanin me dy vite burg.

Comments