ZAEV: SHPRESOJ HUNGARIA T’I BIE PISHMAN PËR GRUEVSKIN

307
fresco

Në pajtueshmëri me konventat dhe standardet ndërkombëtare, Nikolla Gruevski duhet ekstraduar në Maqedoni për të vuajtur dënimin me burg. Kam shpresë se Hungaria do të rishqyrtoj vendimin dhe do ta kthej në Maqedoni, Nikolla Gruevskin. Kështu është shprehur kryeministrit Zoran Zaev, në Lisabon të Portugalisë ku është takuar me kryeministrin e portugez, Antonio Kosta, transmeton SHENJA.

Zoran Zaev, kryeministër

“Në Maqedoni, një nga reformat më të fuqishme është në gjyqësor, i tërë sistemi gjyqësor është nën kontroll të rreptë dhe monitorim nga Komisioni Evropian dhe BE, dhe nëpërmjet një procesi transparent, është i qartë dënimi për Nikolla Gruevskin që u shqiptua nga gjykata. Por, dhënia e azilit nga ana e Hungarisë për ne me të vërtet është e papranueshme, për shkak se në bazë të asnjë ligji ndërkombëtar, konventë ndërkombëtare, e as në bazë të jurisprudencës hungareze, nuk jepet azil njeriut i cilin është i dënuar me vendim të plotfuqishëm”

Zaev ka shtuar se veprimi i tilli i një vendi anëtarë i NATO-s dhe BE-së, është me të vërtet një sinjal i hidhur për Maqedonisë. Ai ka thënë se Evropa dinë të thotë hapur kur gjërat nuk janë ashtu siç duhet në Maqedoni

midle

Zoran Zaev, kryeministër

“Kështu duhet të jetë edhe në të gjithë vendet tjera evropiane. Komisioni Evropian dhe shumë vende tjera kanë reaguar, unë me të vërtet shpresoj se Hungaria mike do të veproj në përputhshmëri me konventat ndërkombëtare dhe të drejtë ndërkombëtare. Ndërsa kjo është të pranoj kërkesën tonë dhe të ekstradojnë Nikolla Gruevskin në Maqedoni”

Kryeministri Zaev ka shprehur gatishmërinë se me plotësimin e reformave Maqedonia do të jetë vendi i 30 i NATO-s në dhe se në qershor të vitit 2019 vendi do të filloj bisedimet për anëtarësim në BE.

Në lidhje me procesin në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, Zaev është shprehur optimist se i tërë procesi do të përfundoj me sukses.

Comments