13 vjeçari nga Tetova që shkëlqen për Barcelonën U-15 (VIDEO)

989

Është vetëm 13 vjeçar dhe luan për njërën nga skuadrat më të njohura në botë. Bëhet fjalë për Ilir SHERIFIN nga Tetova respektivisht nga fshati Brodec.

Iliri jeton në Hamburg me nënën e tij Valdete Sherifi nga Prizreni të cilët janë transferuar në Barcelonë.

Për momentin Iliri po ushtron në klubin e Barcelonës me të rrinjtë, ai ka dhënë shumë gola duke mahnitur gjithë Katalonian.

Deri më tash në 17 ndeshje të luajtura, Iliri ka shënuar gjithësej 45 gola dhe është golashënuesi më i mirë për U-15.Iliri pret që të filloj sezonin 2019/20 me një kategori më lartë me Barcelonën , ai ka një teknikë të fortë , shpejtësi si dhe forcë thonë trajnerët e klubit

Comments