
Një prej sulmuesve që lidhet me tragjedinë në Sri Lanka ka studiuar më parë në Britaninë e Madhe, thonë zyrtarët.
Ai studioi në mes të viteve 2000, por nuk e përfundoi Universitetin. Më pas, ai shkoi në Australi ku bëri një kurs. Këto detaje i konfirmuan zyrtar i lartë i Whitehall dhe Zv.Ministri i Mbrotjtjes në Sri Lanka.
Bilanci i vdekjeve ka arritur në 359, ndërsa numërohen më shumë se 500 të plagosur nga sulmet terroriste të Dielën e Pashkëve në Sri Lanka.
Kryeministri Ranil Wickremesinghe ka thënë se pas sulmit mund të jetë grupi ISIS.
ISIS ka pranuar se ka kryer sulmet, të cilat synonin kishat dhe hotelet e larta, megjithëse nuk dha dëshmi konkrete për përfshirjen në Sri Lanka.