Edhe Komuna e Lipjanit anulon aktivitetet për 28 nëntor

357

“Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe familjet e tyre, ka anuluar të gjitha aktivitetet festive të parapara të mbahen në kuadër të shënimit të 28 nëntorit.

“E bashkëndjejmë dhembjen me qytetarët shqiptarë që humbën jetën nga pasojat e termetit. Me këtë rast shprehim ngushllime familjeve me kurajon e perballimit të kësaj humbje, e të kesaj situate. Në keto rrethana në emër të Komunës së Lipjanit, dhe në emër të të gjithë qytetarëve lipjanas shprehim ngushllime gjithë familjeve që humben më të dashurit e tyre”, tha Kryetari Imri Ahmeti”, bëhet e ditur në njoftim.

Comments