UEFA po mendon t’i ndërpresë të gjitha garat, mund të shtyhet edhe ndeshja Maqedoni – Kosovë
Koronavirusi e ka prekur edhe botën e futbollit profesional. Mbrojtësi i Juventusit, Rugani ka dalë pozitiv me këtë virus.
Tashmë pasojat janë të qarta, skuadra e Juventusit duhet të izolohet e bashkë me të edhe kundërshtari i fundit i tyre, Interi.
Me këtë rast ndeshja e Europa League e Interit kundër Getafes është pezulluar dhe gjithashtu duhet të pezullohet edhe ajo e Champiosnit në mes të Juves dhe Lyonit.
Nga selia e Nyon, është shumë e qartë se futbolli është një lojë me një komponent shumë të rëndësishëm biznesi, por që para gjithçkaje është shëndeti i sportistëve dhe tifozëve.
Sot Europa League do të luhet me ndeshje të pezulluara, dyer të mbyllura, javën tjetër Liga e Kampionëve do të jetë në të njëjtën mënyrë.
Duke pasur parasysh këtë panoramë, dhe çfarë mund të vijë, UEFA do të zbatojë logjikë dhe kjo kalon duke ndaluar garat dhe se kjo periudhë shërben për të lehtësuar gjetjen e një zgjidhjeje për shëndetin.
Në mesin e garave që do të anulohen mund të jetë edhe ajo në mes të Maqedonisë dhe Kosovës në kuadër të Play-offit të Europianit. /IndeksOnline/