Thaçi dhe Hoti takohen nesër, nuk dihet tema e diskutimit

420

Presidenti i vendit Hashim Thaçi nesër pret në takim kryeministrin Avdullah Hoti.

Takimi do të mbahet në Presidencë në orën 09:00.

Ky takim vjen pas kthimit të Hotit nga Brukseli ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe pas kthimit të presidentit Thaçi nga Haga ku u intervistua për 4 ditë me radhë në Dhomat e Specializuara.

Në njoftimin për takimin e planifikuar për nesër nuk përmendet se cila do të jetë tema e diskutimit. /Lajmi.net/ 

Comments are closed.