“Sa qet fall, dil një ndërrim me ta”, drejtori i Ahmetit i reagon Hotit pas akuzave ndaj policisë dhe inspekcionit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e sotme për media, pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, ka akuzuar policinë dhe inspekcionin për mosangazhim në zbatimin e masave kundër COVID-19.
Madje, ai ka thënë se zingjiri komandues do të jap përgjegjësi në lidhje me këtë, shkruan lajmi.net.
E Hotit i është kundërpërgjigjur drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
Ky i fundit e ka “sfiduar” kryeministrin Hoti që të dalë në një ndërrim bashkë me inspektoratin e policinë.
Postimi i plotë:
Hoti: Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid.
– Dil një ndërrim me ta, sa qet fall e nxjerr vendime pa e pas idenë e terrenit. /Lajmi.net/


Comments are closed.