Veliu: KFOR nuk i lejon policisë së Kosovës qasje në zonën e Karaçevës

350
fresco

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, tha sot se Policia e Kosovës nuk ka qasje në zonën e Karaçevës, ku në muajin gusht u panë pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë.

Gjatë raportimit në Kuvend për këtë çështje, Veliu, tha se policisë i është ndaluar qasja në atë zonë nga ane e KFOR-it që nga viti 2008, që thirret në marrëveshjen tekniko ushtarake të Kumanovës ndërmjet NATO-së dhe ushtrisë së Serbisë.

“ Policia ka kërkuar disa herë që të ketë qasje në atë zonë. Por gjithmonë e kemi marrë përgjigjen e njëjtë nga KFRO-i. Ata thonë jemi duke punuar dhe duke u dakorduar me palën serbe për të rregulluar këtë çështje”, tha Veliu para deputetëve.

Ai tha si pasojë e mos-pranisë së policisë, në atë zonë zhvillohen aktivitete të paligjshme.

“ Atje zhvillohen aktivitete të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, prostitucion e trafikim të qenieve njerëzore pa u penguar nga institucionet e shtetit”, tha Veliu.

Sipas tij pas incidentit të fundit është arritur një dakordim që në atë zonë të fillojnë patrullimet e përbashkëta të KFOR-it dhe policisë së Kosovës.

Comments