Faton Klinaku thotë se edhe Hysni Gucatit do t’i konfirmohet aktakuza më 11 dhjetor

444
fresco

Sipas u.d të Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku aktakuza ndaj dy ish-krerëve të OVL e UÇK-së do të konfirmohet më 11 dhjetor.

Ai thotë se kjo është në bazë të asaj se çfarë ka thënë avokati i Nasim Haradinajt, Bas Martens, shkruan lajmi.net.

Seanca ndaj dy ish-krerëve të OVL e UÇK-së do të mbahet më 15 dhjetor.

Ky është postimi i tij:

Sqarim:
Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, aktakuza është e njëjtë për të dytë dhe me datën 11 dhjetor 2020 iu konfirmohet krerëve të OVL UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore. /Lajmi.net/

Comments